Qeveria japoneze i dhuron zjarrëfikësve rahovecas kamionin në vlerë 75 mijë euro

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi, ka njoftuar se sot është bërë pranimi i një kamioni për zjarrëfikje, si donacion i Qeverisë së Japonisë për zjarrëfikësit e Rahvoecit.

Sipas drejtorit Përboqi, vlera e këtij kamioi është mbi 75 mijë euro.

Ai ka falënderuar zyrën japoneze në Prishtinë për donacionin e dhënë.

Njoftimi i plotë i drejtorit:

Sot në prani të nënkryetarit të komunës z.Fatmir Iska, komandantit të zjarrfikjes dhe shpëtimit z.Sami Boshnjaku dhe zyrtarëve tjerë, zyrtarisht u bë pranimi i kamionit të zjarrfkijes 🚒, ky kamion është donacion nga Qeveria Japoneze për Zjarrfikësit e Rahovecit, vlera e donacioni për blerjen e këtij kamioni është mbi 75 mijë euro.

Tashmë njësia e zjarrfikjes në Rahovec po kompletohet si me infrastrukturë ashtu dhe me mjete moderne për intervenim.

Faleminderit dhe mirënjohës popullit mik Japonez 🇯🇵 🇽🇰 dhe z.Mark Rodiqi- koordinator i zyrës Japoneze në Prishtinë, një falënderim edhe për Ardian Rama që kontriboi në realizimin e këtij projekti 🚒

Reklama