Qeveria e Serbisë vazhdon të ndërtojë në veri, shqiptarët po i lëshojnë tokat e tyre

Qindra objekte po ndërtohen në veri nga serbët, ndërkohë shqiptarët po i lëshojnë tokat e tyre.

Shtëpinë po e ndërton me forcat e veta.

Halil Ahmeti nga fshati Suhadoll, tash e 7 vite ka filluar që ta ndërtoj këtë shtëpi në veri të Mitrovicës.

Por që nga ajo kohë, ende nuk e ka finalizuar, pasi që nuk ka mundësi financiare, ndërsa i mungon përkrahja edhe nga institucionet e Kosovës.

Shqetësim për të është që serbët fakti se kjo zonë po popullohet edhe më shumë me serb, por që Halil Ahmeti zotohet se nuk do të shpërngulet nga vendi i tij i lindjes.

Ndërkohë, investimet e serbëve në lagjen që njihet si “Lugina e Diellit” nuk po ndalen.

Reklama