Qeveria e mbylli Kosovën, por ja çfarë ndodh në bufenë e saj – Video

Me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, është bërë mbyllje totale e sektorit të gastronomisë, rrjedhimisht qytetarëve iu është ndaluar të dalin nëpër kafene e restorante të ndryshme për 11 ditët e ardhshme.

Në mesin e masave të reja, përmendet që puna, tubimet i lejohen Qeverisë e Kuvendit të Kosovës, por nuk përmendet se mund të punojnë edhe bufetë nëpër këto institucione.

Vetëm para pak çastesh kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka publikuar pamje nga bufea e Ministrisë së Infrastrukturës, aty shihen një numër i konsiderueshëm i njerëzve, të cilët janë ulur nëpër karriget e bufes e po shërbehen me pije e ushqim.

Kllokoqi i ka bashkangjitur videos mbishkrimin: Përderisa Gastronomia është mbyllur,…

Pamjet:

Ndonëse, asnjë kafene e restorant nuk po lejohet të pranojë qytetarë për t’i shërbyer, vetëm opsionin “merr me vete”, njësojë nuk po ndodhë brenda institucioneve kryesore të vendit, nga ata të cilët u morën këto masa./Insajderi.org

Reklama