Qendra madhështore që do të ndërtohet në Rahovec për ruajtjen e prodhimeve bujqësore

Kryetari Smajl Latifi, që është kandidat edhe për një mandat të ri, ka prezantuar projektin e tij për ndërtimin e Qendrës për Magazinimin dhe Ruajtjen e Prodhimeve Bujqësore.

Latifi ka thënë se orientim i tij do të jetë bujqësia.

Planin për ndërtimin e kësaj qendre, shumë të nevojshme për bujqit rahovecas, Latifi e ka shprehur edhe në programin e tij qeverisës të prezantuar para 17 tetorit.

Latifi ka shkruar:

RAHOVECI do ta ketë një QENDËR PËR MAGAZINIMIN DHE RUAJTJEN E PRODHIMEVE BUJQËSORE

Orientimi ynë kryesor do të jetë bujqësia, duke bërë investime të reja e në modernizimin e punës në bujqësi, në mënyrë që të rritet prodhimtaria, kualiteti dhe përfitimet për fermerët.

Për përmbushjen e këtij premtimi, në bashkëpunim me donatorët e partnerët, synojmë ndërtimin e një qendre të madhe magazinuese, me kushte adekuate për ruajtjen e produkteve të të gjithë bujqve rahovecas dhe hedhja në treg e produktit të tyre të bëhet kur tregu ka mungesë.

Reklama