Qendra e grumbullimit të qumështit “Pashtriku-N” nuk la në baltë fermerët gjatë pandemisë

Përkundër se pandemia ka dëmtuar shumë biznese në Rahovec e tërë Kosovën, qendra e grumbullimit të qumështit “Pashtriku-N” ka vazhduar punën edhe gjatë kësaj periudhë ndonëse me vështirësi të ndryshme.

Zyrtarë të drejtorisë së Bujqësisë kanë vizituar këtë qendër grumbulluese, ku kanë kuptuar edhe vështirësitë me të cilat është përballur ky biznes.

“Qendrat grumbulluese luajnë rol të rëndësishëm në sigurimin e produkteve dhe shitjes së tyre, të cilët ndikojnë edhe në rritjen e kënaqshme të të ardhurave në ekonomit tona familjare. Qendra e grumbullimit të qumështit “Pashtriku-N” edhe gjatë kohës së pandemisë ka vazhduar grumbullimin e qumështit pa ndonjë pengesë”, thuhet në njoftim.

Pronari i biznesit, Naser Morina, ka thënë se investimet për rritjen e kapaciteteve grumbulluese nuk janë rritur siç është planifikuar.

Po ashtu, fermerët që shesin qumështin te kjo qendër grumbulluese kanë vlerësuar rolin e saj gjatë krizës pandemike, për grumbullimin e pandalshëm të qumështit të tyre.

“Naser Morina pronari i qendrës grumbulluese tregon për vështërsit të cilat janë krijuar gjatë gjithë kësaj kohe. Ai thotë se investimet për rritjen e kapaciteteve grumbulluese për gjashtë mujorin e parë të këtij viti nuk janë realizuar ashtu siç janë planifikuar. Mirëpo pavërsisht kësaj, ne nuk jemi ndalur së grumbulluari qumështin i cili është prodhuar nga fermerët blegtorë të Komunës sonë. Në mbledhjen e të dhënave për dëmet e krijuara si pasojë e pandemisë, fermerët tregojn për rëndësin e qendrës grumbulluese dhe mbështetjen që i’u është ofruar atyre nga ana e pronarit në fjalë. Sipas tyre, humbjet e krijuara janë bërë më shumë si pasojë e mungesës së tregut për shitjen e viçave për majmëri, por jo edhe në atë të shitjes së qumështit”, thuhet në njoftim.