PZAP e hedh poshtë ankesën e Zyberajt, ai e quan skandal këtë vendim

Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së e që ishte në listë me LDK-në, Jetlir Zyberaj, është ankuar në PZAP se i është bërë vjedhje votash.

Ai madje në PZAP ka dërguar deklarata të personave të ndryshëm, të cilët dëshmonin për vjedhje të votave nga komisionerët, siç i ka quajtur ai të kriminalizuar.

Mirëpo duket se as këto nuk i kanë mjaftuar PZAP-së, që e ka hedhur poshtë ankesën e Zyberaj. E ai ka thënë se shpresa e vetme tani është prokuroria.

“PZAP-së nuk i bën përshtypje fare deklarata e personit (personave) që vota nuk u figuron në formular.

Ky është skandal. PZAP-ja po legjitimon vjedhjen e votës”, ka shkruar ai në Facebook.

Reklama