Publikohet Raporti Gjashtëmujor i Punës së Komunës së Rahovecit

Komuna e Rahovecit e ka publikuar në uebfaqen zyrtare Raportin Gjashtëmujor të Punës për muajt janar-qershor të këtij viti.

Raporti 42-faqësh, përshkruan në detaje punët e nisura dhe të kryera gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, në këtë raport përshkruhen edhe projektet që do të përfundojnë dhe do të nisen në pjesën e dytë të vitit 2019.

Në raport përshkruhen të kategorizuara projektet sipas drejtorive përkatëse, e po ashtu paraqiten edhe synimet e komunës.

KËTU mund ta gjeni të plotë Raportin e publikuar sot.

Reklama