Publikohet lista e plotë e AAK-së, këta janë numrat e kandidatëve nga Rahoveci

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka publikuar pak më parë listën e plotë të AAK-së me të cilën garon në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë listë janë renditur edhe 4 kandidatët për deputetë nga Rahovecit, ku Fatmir Iska gjendet em numrin 26, Bjondina Kleqka me numrin 41, Mahmut Morina me numrin 80 si dhe Berat Duraku me numër 81.

Njoftimi i plotë nga Haradinaj:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mirëpërgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora.

Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore.

Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së…

Reklama