Publikohet lista e përfituesve të subvencioneve në sektorët e pemtarisë dhe perimtarisë

Për shkak të dëmit që ka shkaktuar pandemia te bujqit rahovecas, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka marrë vendim që të ndajë subvencione për përpunuesit e pemëve dhe perimeve.

Drejtoria e Bujqësisë ka publikuar emrat e përfituesve, ndërkohë që ka paralajmëruar se së shpejti ata do të ftohen për të nënshkruar kontratën me Kryetarin Latifi.

Njoftimi i plotë:

Pandemia Covid-19 gjatë këtij viti ka goditur pothuajse të gjithë sektorët ekonomik në vend.

Komuna e Rahovecit, konkretisht kryetari Smajl Latifi është munduar që të iu dal në ndihmë përpunuesve dhe prodhuesve në sektorin e bujqësisë

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), ka përgatitur dhe ka publikuar raportin dhe listën me emrat e përfituesve të subvencioneve për përpunuesit e pemëve dhe perimeve. Shpallja e përfitueseve është bërë duke u bazuar në thirrjen për aplikim “Për ndarjen e Subvencioneve për Përpunuesit e Pemëve dhe Perimeve”, me numër të protokollit 4138 të datës 13/10/2020.

Të gjithë ata që janë përfitues dhe që gjenden pjesë e kësaj liste do të kontaktohen me kohë pasi kanë për të nënshkruar kontratë me kryetarin e Komunës.

LISTA KËTU!

Reklama