PSD zgjedh Kryesinë e re, Shpend Ahmeti askund

Ka një javë që kur Shpend Ahmeti bëri të ditur dorëheqjen e tij nga posti i Kryetarit të Partisë Social Demokrate.

Përmes një publikimi në Facebook, Ahmeti deklaroi se nuk do të jetë më në krye të PSD-së.

Por kjo nuk është e tëra. Sipas burimeve të Indeksonline, i pari i Prishtinës nuk është pajtuar me reformat në parti dhe ka vendosur dorëheqjen.

Përpos që nuk është në mesin e nënkryetarëve të partisë, Ahmeti duket se shpejtë do t’i takojë ndonjë partie tjetër politike në vend.

Madje nga PSD u bën të ditur edhe emrat e nënkryetarëve, sekretares së përgjithshme dhe të kryesisë së re, në të cilën mungonte Ahmeti.

Duhet përkujtuar që ky është largimi i dytë për Ahmetin, pasi një largim të ngjashëm pati edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, vetëm se largimi nga ajo parti bëri më shumë bujë.

Reklama