PSD njofton popullin: Nuk marrim pjesë në zgjedhjet lokale

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021. PSD-ja shkruan se “ky vendim nu kvjne sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim.

“Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlamentare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë. Njëkohësisht, sot i kemi deleguar, Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Komunën e Kamenicës. Secili vlerësim i tyre, është i pranueshëm për ne”, thuhet në komunikatë.

PSD-ja e Dardan Molliqajt nuk kishte marrë pjesë as në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Reklama