Pronari i autoshkollës kapet nga Policia duke i marrë para kandidatit për të kaluar provimin

Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë pronarin e një auto shkolle në Prishtinë.

Pronari i auto shkollës është kapur duke ia marrë viktimës mashkull një shumë parash me pretekst se do t’i ndihmojë për të kaluar provimin praktik për patentë shofer.

Ndryshe, Policia e Kosovës para disa javësh ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë.

Gjykata atyre u ka caktuar masën-arrest shtëpiak.

Reklama