Pronari akuzon KEDS-in se rryma ia dogji fabrikën në vlerë 300 mijë euro – Video

Fabrika për përpunimin e metaleve në Ferizaj, Mikroni-Eld, mori flakën të dielën.

Menaxheri i saj,  Hekuran Ibrahimi për këtë po e fajëson KEDS-in pasi prej kohësh kanë probleme me tensionin e ulët të rrymës në atë pjesë.

“Dyshimet e tona të para janë prej rrymës, kjo ka ndodh prej jo stabilitetit të rrymës, ka mungesë të rrymës të mjaftueshme në këtë pjesë”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas tij, vlera e mjeteve të djegura është diku rreth 300 mijë euro.

KEDS-i nuk iu përgjigj Klanit për arsyet pse nuk ka rrymë të mjaftueshme në këtë zonë.

 

Reklama