Projekti për ndërtimin e serave në përfundim, drejtori Duraku paralajmëron thirrje të reja për fermerët

117 fermerë të Rahovecit kanë përfituar nga projekti i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit për ndërtimin e serave.

Përderisa ky projekt është ende në zbatim e sipër, punimet gjatë ditës së sotme i ka inspektuar drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku.

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se projekti është thuajse në përfundim, që do të thotë se projekteve të radhës për t’u ndihmuar bujqve do t’u hapet rruga .

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Bujqësisë:

Po vazhdon ndertimi i serave ne komunen e Rahovecit.

Drejtori i Bujqesise, Berat Duraku, sot inspektoi punimet te fermeret ne fshatin Xerxe. Jemi pothuajse ne perfundim te ketij projekti dhe kjo hap rruge per fillimin e thirrjeve te reja per perkrahjen e fermereve te komunes sone.

Ne kete projekt kane perfituar 117 fermere, ne siperfaqe totale 3.5 ha. Do te synojme qe numrin e fermereve dhe te siperfaqes ta rrisim edhe me shume.

Pune te mbare fermereve te vyeshem!

Reklama