Programi për mbështetjen e adoleshentëve pas mësimit të rregullt, bën marrëveshje edhe me Rahovecin

Drejtoria e Arsimit në Rahovec ka njoftuar se Programi “Mbështetje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” ka arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me komunat: Rahovec, Prizren, Pejë, Istog, Obiliq, Lipjan dhe Suharekë.

Sipas komunikatës, në fjalën hyrëse, e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Coleen Hyland theksoi rendësinë e zhvillimit të shkathtësive për jetë dhe punë tek të rinjtë, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të popullatës në Kosovë.

“Mbështetja e adoleshentëve pas mësimit të rregullt” është program pesëvjeçar i financuar nga USAID dhe i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në parteritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp., i cili ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive të punës dhe ndërmarrësisë në mesin e të rinjve të Kosovës.

Ky aktivitet do të zhvillohet edhe në Shkollën e Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni” në komunën e Rahovecit dhe kjo bëhet e mundur përmes marrëveshjes së nënshkruar sot.

 

Reklama