Profesori nga Rahoveci zbulon pajisjen për pastrimin e tymrave, projektin e nisi më 2007

Profesori Bedredin Shehu nga Rahoveci ka zbuluar një pajisje inovative për pastrimin e tymrave.

Radio Televizioni i Kosovës i ka kushtuar një kronikë zbulimit të profesorit Shehu, zbulim i cili mund të jetë praktik e i nevojshëm sidomos në Kosovë.

Shehu ka treguar se për ta ndërtuar pajisjen ka punuar për një kohë të gjatë, transmeton RahoPress.

‘Ideja është përpunu e është bërë për një kohë të gjatë. Në vitin 2007 kam filluar me u marrë me këtë inovacion dhe më 2011 kam bërë kërkesën e parë për mbrojtjen e patentës’, ka thënë ai.

Përveç mbrojtjes së ambientit nga tymrat, qëllimi i ndërtimit të kësaj pajisje, sipas Shehut është edhe zhvilimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Pajisja e Shehut është prezantuar edhe në blloqet e KEK-ut, në Kosovën A dhe B, si mundësi për t’i inkorporuar në sistemet e tyre, për të ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit. /RahoPress/

Reklama