Profesori i pianos Sunib Spahiu i bashkohet AAK-së

Maestro i instrumentit të Pianos, profesor Sunib Spahiu, prej sot i është bashkangjitur Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka njoftuar sot kandidati për deputet, Fatmir Iska.

“Sunibi ka studiuar për pedagogji muzikore në Prishtinë, duke vazhduar më pas studimet e tij në Stamboll dhe Shkup në drejtimin piano. Me Sunibin dhe gjithë ata qytetarë që po i bashkohen Aleancës, 14 shkurti i këtij viti shndërrohet në festë për Kosovën. Faleminderit për besimin! #FORCAEKOSOVËS”, ka shkruar ai.

Reklama