Profesori Afrim Hoti: “Mizaher Isma” gjëmoi nga mbështetja e madhe e vreshtarëve

Ndeshjen e sontshme e ka ndjekur edhe profesori i Universitetit të Prishtinës nga Rahoveci, Afrim Hoti.

Ai ndeshjen e ka ndjekue duke bartur një dresë të ekipit të Rahovecit, që u ndesh me Sigal Prishtinën.

Hoti ka thënë se përkundër rezultatit negativ, basketbollistët e KB Rahoveci e kanë bërë të ndihet krenar.

““Mizaher Isma” sonte gjëmoi nga brohoritjet e vreshtarëve në mbështetje të KB Rahoveci. Përkundër rezultatit, basketbollistët tanë na bënë krenarë me paraqitjen e bukur dhe sportive në palestër”, ka shkruar Hoti në faqen e tij në Facebook.