Produktet e fermerëve rahovecas kanë pushtuar tregun vendor

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku ka vizituar edhe këtë fundjavë fermerë që kanë përfituar sera nga Komuna e Rahovecit. Pas vizitës së sotme, ai ka thënë se produktet që po i prodhojnë bujqit rahovecas, janë duke pushtuar tregun vendor.

Ai ka vizituar sot një fermer që ka përfituar një serë prej 5 ari, të cilën e ka mbjellë me tranguj. Ky fermer, sipas Drejtorit Duraku, vjeljen e trangujve e ka nisur në fillim të muajit maj ndërsa po e vazhdon me sukses shitjen e tyre edhe sot.

Ky është njoftimi i plotë i Drejtorisë së Bujqësisë:

Produktet tona kanë pushtuar tregun vendor!

Si çdo vikend tjetër edhe këtë vikend Drejtori i DBPZHR-së Berat Duraku ka shfrytëzuar dite që t’i vizitojë fermerët përfitues të serave. Ai çdo here e më shumë mundohet që të jetë afër fermerëve në mënyrë që ti shoh produktet të ndryshme që kan arritur ata ti kultivojnë në këto hapësira të mbrojtura, si dhe ti këshilloj ata ne lidhje me veprimtaritë e tyre.

Fermeri i cili ka përfituar serën me sipërfaqe prej 5 ari ka mbjellur tranguj, të cilët vjeljen e ka filluar në fillim të muajit Maj dhe me shumë suksesë arrin që të vazhdoj edhe më tej shitjen e tyre ne tregun vendor.

Ndryshe fermeri në fjalë tregon se sivjet me përfitimin e serës ai ka arritur që të kultivoj rendiment më të lartë si dhe të mirëpret të ardhurat më të mira për të dhe familjen e tij.

Përveq kësaj drejtori Duraku ka theksuar edhe njëhere se investimet në bujqësi do të vazhdojnë edhe më tutje në mënyre që të gjithë fermerët e Komunës së Rahovecit të mundë të kultivojnë prodhimet të ndryshme bujqësore edhe jashtë sezonës së verës, duke u munduar në ndaljen e importit nga shtetet fqinje.

Reklama