Prizrenasit rrahen brutalisht me shkopinj e thika pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Një mosmarrëveshje në komunikacion ka përfunduar në rrahje brutale në Prizren mes katër të dyshuarve.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri te rrahja në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë.

Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta (shkop dhe thikë).

Të lënduarit janë dërguar në Spital kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor dhe janë liruar nga spitali.

Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Reklama