Prizren / Inspektorët komunal dhe të bujqësisë keqpërdorën pozitën, Komisioni Disiplinor ua “prek” pagat

Po vazhdon keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga inspektorët e Kosovës.

Këtë herë këtë keqpërdorim e bënë disa inspektorë të Komunës së Prizrenit, me ç’rast edhe u morën masa ndaj tyre.

Indeksonline nga burime brenda Komunës së Prizrenit merr vesh se drejtori i Inspektoratit ka dërguar në Komision Disiplinor katër zyrtarë për veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtare apo moszbatim të detyrës”.

Inspektorët e bujqësisë, A.K, L.S, dhe inspektorët komunal A.K dhe M.J (emra të njohur për redaksinë) kanë bërë shkelje në një lëndë në kundërshtim me urdhërin e drejtorit për zhvillim të procedurave.

Të njëjtat burime thonë se, Komisioni Disiplinor dje ka marë vendim ndaj këtyre zyrtarëve për veprën e kryer.

Atyre i është shqiptuar vendimi prej ndalesës së pagës prej 20% e deri tek ndalimi i ngritjes në detyrë, duke përfshirë këtu rritjen e pagës për një periudhë 2 vjeçare.

Reklama