Prishtinasi ia sheh sherrin qytetarit të pakulturuar, ia thyejnë xhamin e veturës me mbetjet e ushqimit duke i hedhur nga ballkoni

Një qytetar i Prishtinës është befasuar nga ajo çka ka parë kur është ofruar tek vetura e tij që e kishte parkuar në afërsi të një ndërtese në Kompleksin “Tregtia” në Rrugën C. 

Një qytetar i papërgjegjshëm nga katet e larta të një ndërtese ka hedhur mbeturinat e ushqimeve dhe ia ka thyer xhamin e veturës, shkruan Reporteri.net.

Në grupin “Marakli t’kerreve” ai ka publikuar pamjet e veturës së tij ku duket xhami i thyer dhe shumë eshtra nga mishi.

“Ne Prishtinen tone dashtun ndodh edhe kjo prej ballkonit gjujn me ashta t’lopve a t’qurave faqja e zez qfar kulture! Para 20 minutave te kompleksi Tregtia rrugen C ka gju prej ballkonit edhe na e demtoj shofershajmen! Kujdes ku parkoheni”, ka shkruar qytetari.

Reklama