Prishtina fiton ndeshjen, Rahoveci zemrat

Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi e mundi Rahovecin të martën mbrëma në arenën “Mizaher Isma”.

Përkundër përpjekjeve të mëdha e me plot zemër, klubi bardhekaltër e kompletoi tripletën vendore pasi pas ligës dhe kupës, e fitoi edhe superkupën.

Prishtina fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 91:73.

Ndeshja ishte pothuajse e barabartë deri në fillim të çerekut të fundit, por klubi nga kryeqyteti doli në epërsi në fund duke thelluar epërsinë.

Fahro Alihoxhiq ishte koshashënuesi më efikas i Prishtinës me 23 pikë dhe 12 kërcime.

Justin Gray u dallua te Rahoveci me 17 pikë.