Prezantohen masat e reja, hyjnë në fuqi nga e hëna

Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mbledhje e radhës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID-19.

Në këtij vendimi që u mor sot, e i cili hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit të kryeministrit, më nuk do të ketë orë policore.

Masat do të hyjnë në fuqi nga e hëna.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur propozimin e tij para kryeministrit, Albin Kurti dhe kolegëve ministra.

“Kufizimi i orarit do të hiqet, e megjithatë nga ora 00:00, e deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi më shumë se 10 personave. Gastronomia do të punojë deri në ora 23:00. Lejohet lëvizja pa maska kur qytetarët janë vetëm edhe në ambient të jashtëm”, tha Vitia.

Po ashtu në bazë të këtij vendimi do të lejohet organizimi i dasmave dhe puna e klubeve të natës në bazë të një manuali të veçantë.

Reklama