Presidentja e shkeli Ligjin për simbolet!?

Nëse ju klithni “shkelje ligji” duke ia bërë me gisht pushtetit dhe dikush për rreth jush, e relativizon “hajt se s’u bâ nami”, kjo është simptoma e parë e një patologjie shoqërore, që do të thotë se i tëri një vend është ngritur mbi ligjin dhe së paligjësia dhe jolojaliteti janë normalizuar!?

Nga Halil Matoshi

Sado që njerëzit me ide progresive qē janë shkëputur nga vulgarja të klithin, njerëzit e pushtetit rëndom i hyjnë edhe më fell “shpirtit të popullit” ose Zeitgeist-it.

Aq u bën për popullin kur i shijojnë privilegjet e pushtetit, por ata e thërrasin popullin, kur kanë të lajnë deryrime!?

Politikanët i fshehin gabimet e veta duke i mbuluar me krekosje, siç bëri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu: “Jam edhe Komandante Supreme e ushtrisë” – reagoi ajo, ndaj një qëndrimi të ‘Listës Srpska’.

Porse kjo listë që është pjesë e pushtetit kosovar, ia përkujtoi asaj se pēr t’u ngjitur “në fron” paskësh marrë edhe dy vota të kësaj liste!?

Kjo nuk do të ishte lajm  në demokraci, po të mos ishte cilësimi ‘kriminale’ që Presidentja ia ka bë kësaj liste, duke harruar që është pjesë e të njëjtit pushtetit politik me të dhe në detyrë edhe bashkëpunëtore me Srpska-n!

Ashiqare retorika e kercënime boshe, sepse ushtria, komandante e të cilës është Presidentja, ka detyrime tjera ndaj NATO-s dhe në Marrëveshje me të, dihet se nuk shkon në veri të vendit.

Sëkëndejmi kjo retorikë është vetëm një hukubet prej fjalësh!

Por të kthehemi te logjika e shtetit-hajgare: “Hajt së s’u bâ nami”!

Nuk mund të argumentohet lehtë se Presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani-Sadriu e ka shkelë Kushtetutën gjatë luftës së brendshme për primat e dominim në Listën “Guxo”, (këtë mund ta bëjë deputetja Doarsa Kica -Xhelili), porse mund të argumentohet  padyshim lehtë se ajo e ka shkelë Ligjin për Simbolet (sëkëndejmi edhe Kushtetutën) përderisa është ulur në zyrën shtetërore të Komunës së Mamushës, të stolisur sipas një rendi-horrori konstitucional!?

Ashiqare, Presidentja e Kosovës mund t’ia linte fajin Protokolit të Komunës apo edhe të Presidencës (lexo: të shtetit?) por kjo nuk paraqet alibi, sepse vet është juriste me shkollë!?

Dhe zgjodhi heshtjën!

Si një juriste e dobët!

Kryetari i Mamushës Krasniç dhe protokoli i tij nuk kanë alternativë: duhet të dëshmojnë lojalitet shtetit ku përkasin, sepse çfarëdo rebelimi i barazim ata me strukturat paralele serbe në veri dhe shteti e ka për obligim ta mbrojë veten në çdo cep të tokës kushtetuese.

“Komunjarët” e Mamushës duhet ta rilexojnë Ligjin e Kosovës për Simbolet, për ta shmangur përplasjën me tē  dhe e pakta, të kërkojnë falje publike, se kanë përdor pa autorizim, simbolet e një shteti të huaj, në zyrat shtetërore të Kosovës.

Ata mund të përdorin simbolet e Republikës turke (të lejuar në festa ceremoniale dhe zyrat e partive të komunitetit të cilit i përkasin), në ambiente të komunitetit dhe konform me ligjin,  por jo në zyrë të Komunës, si nivel i dytë i pushtetit shtetëror.

“Hajt se s’u bâ nami”, janë çmistue të thonë të gjithë në Kosovë, kur nuk nderohet ose edhe kur abuzohet flamuri kombëtar i Kosovës (ekziston vetëm një flamur kombëtar dhe ai quhet si me përbuzje, flamur shtetëror!???) sepse thjesht të gjithë janë mbi ligjin.

Njëjtë sillen edhe këta zyrtarët e komunitetit turk në Mamushë, në zyrat shtetërore, sepse thonë po përdoret edhe flamuri shqiptar, porse sëpaku duhet të kenë një trohë edukimi konstitucional, që flamuri i një shteti të huaj në zyrat e shtetit kosovar, përdoret vetëm sipas ligjit dhe në rast të vizitave të zyrtarëve të shtetit turk dhe çdo përdorim tjetër është i jshtëligjshëm!

Kryetari i Mamushës ka shkelë nenin 4.3 dhe 9.4 të Ligjit për simbolet të Kosovës kurse Presidentja juriste ashiqare e ka përligj shkeljën!

Neni 4.3 sanksionon se Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës përdoret në rastet e takimeve ceremoniale të

përfaqësuesve të institucioneve shtetërore me përfaqësues të shteteve të huaja:

a) në mënyrë të lirë në tryezat e zyrtarëve dhe nga personat juridikë;

b) në ndërtesat dhe automjetet e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, në shtetet e tjera; dhe  c) në të gjitha rastet kur përfaqësohet Republika e Kosovës.

Kurse Neni 9.4 e rregullon vendosjën në zyrat publike e një ose më shumë flamujve të huaj, krahas flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës, i cili bëhet vetëm në rastet e ceremonive zyrtare ose takimeve dy ose më

shumëpalëshe me delegacione të huaja të nivelit të lartë dhe në raste kur nënshkruhen marrëveshje zyrtare.

“Hajt së s’u bâ nami”, është fjalia më e dendur në Kosovë, që shqiptohet kur mungon sundimi i ligjit dhe përgjegjësia e zyrtarët nën betim. Fjalia më e pështirosur antishtet, e cila sapo e zbulon profilin neglizhent e jopatriotik të  zyrtarit të shtetit, qoftë ai ose ajo, Kryeministër apo Presidente!?

Zyrtarë të rangjeve të ndryshme të partisë në pushtet, dihet se e  kanë përdhosë e djegë flamurin kosovar, por ata po e zëmë se e kanë bërë nga mllefi politik e nga injoranca, mirëpo kjo nuk i falet shërbimit të Protokolit të shtetit dhe sidomos jo, një Presidenteje, të cilën nuk e pengon fakti se në Zyrën ku është fotografia e saj, sepse nuk e di, nuk guxon të këtë një fotografi të një shtetari të një vendi tjetër.

Ta shpalosësh flamurin e një shteti të huaj zyrtarisht, në një komunë kosovare dhe në prani të Presidentes së Kosovës, nuk është vetëm shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për simbolet, por është edhe abuzim me rendin simbolik të shtetit tjetër.

Presidentja mehesap nuk e ka lexu Ligjin kosovar për simbolet dhe nuk ka këshilltarë me dije e kujtesë institucionale, që i thotë: Stop, mos u ul në një zyrë, ku rendi simbolik i shtetit është abuzuar!?

Në një komunë kosovare, sipas Ligjit duhet të ekspozohet vetëm flamuri i Kosovës dhe ai i komunës, megjithë stemën komunale, kurse flamuri i një shteti tjetër  (entiteti organizate multinaciinale si BE, NATO. Komiteti Olimpik…) shpaloset gjatë vizitave të shtetarëve (ambasadorëve) të shtetit tjetër ose përfaqësuesëve të entitetit të caktuar, por jo kurrë në pritje të shefit të shtetit ku përket!

Ky ishte skandal protokolar që e qet keq Presidenten sy bote, si dëshmi të njē raporti ‘shkel e shko’ me shtetin që e përfaqëson!

Në sytë e të huajve, e qet mosrespektuese të Ligjit dhe jobesnike ndaj Republikës të cilen e udhëheq.

Dhe krejt në fund, të ngrisësh paralelen me komunat në veri të Kosovës (me struktura ende të pashuara paralele që shkruajnë ende pano me thirrje për luftë!?) është dyfish skandal, sepse e pranon pafuqinë dhe joseriozitetin e shtetit edhe në Mamushë!?

E ta krahasosh këtë akt abuziv me ndonjë folklorist që e ekspozon flamurin e shtetit shqiptar, jashtëligjshëm, në ndonjë komunë kosovare, është folkloristikë dhe shpërfaqë mosbesim ndaj shtetit të cilit i je betuar dhe nga taksat e shtetasve të te cilit paguhesh!

Shfaqja e Presidentes së Kosovës,  në një zyrë të shtetit kosovar (e përsëris, komunat janë niveli i dytë i pushtetit shtetëror) me ikonografi kombëtare turke, ku pos flamurit të shtetit turk të vendosun kundërligjshëm shihet edhe fotografia e Atit themelues të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk (më lartë se vet fotografia e Presidentes!?) paraqet thjesht horror konstitucional!

“Hajt së s’u bâ nami”, jehon si mësim i nxënë përmendësh, nga të gjithë ata injorantë që i përkasin një shteti por jo një shoqërie politike, për bërjën e të cilit u ngrit në këmbë një dynje dhe u flijiuan shumë breza kosovarësh, e ridëshmon faktin shkëncërisht

të njohur se injoranca është fuqi, sepse është shumicë.

Kjo është zona gri, Common Era.

Vulgaris aerae, që në përkthim latin i bie Epoka e Përbashkët, ose Era Vulgaris, që në latinisht do të thotë “Zonjë e zakonshme”.

Ndonëse dikur e mbante vetën ndër fushata zgjedhore si kosovacentrike, Presidentja e Kosovës nuk është shkëputur nga vulgus-i!?