Presidenti Thaçi promovon Rahovecin, e quan “Toskana kosovare”

Presidenti i Kosovës tash më e ka bërë zakon që t’i promovojë bukuritë dhe pasuritë e vendit në llogarinë e tij “Facebook”.

Këtë të diel ia ka kushtuar vreshtave të Rahovecit, duke thënë se është krenar me “Toskanën kosovare”.

“Jemi të bekuar me bereqetin e tokës sonë. Këto vreshta në Rahovec, të mrekullueshme i ka bërë puna, djersa dhe mundi i bujqve tanë”, ka shkruar Thaçi duke ia bashkangjitur edhe një video nga Rahoveci.

Vreshtat e Rahovecit

Krenar me Toskanën kosovare ❤️Jemi të bekuar me bereqetin e tokës sonë. Këto vreshta në Rahovec, të mrekullueshme i ka bërë puna, djersa dhe mundi i bujqve tanë. HTH 🍇

Gepostet von Hashim Thaçi am Sonntag, 23. August 2020

Reklama