Presidenti kroat në Prishtinë: Në Kosovë ndihem i sigurt dhe si një mik

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka thënë se në Kosovë po ndjehet i sigurt dhe shkëlqyeshëm. Në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, Milanoviq mes tjerash theksoi se në Kosovë e ka të qartë se çka do të bëjë dhe ka besim.

“Në Kosovë ndihem i sigurt, ndihem si një mik, shkëlqyeshëm”, tha ai.

“Në Kosovë, e kemi të qartë se çfarë mund të presim. Në Mal të Zi nuk është e thjeshtë, në Bosnje dhe Hercegovinë është e kompleksuar, Maqedonia e Veriut është ok, por për Kosovën mund të them që kam besim, e kemi të qartë se çfarë mund të bëjmë”, tha më tej presidenti kroat.

Në fund, Milanoviq përmendi edhe situatën aktuale me vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.

Ai tha se numri i të imunizuarve është shumë më i lartë se në Kroaci, dhe kjo siç tha ai, tregon se qytetarët në Kosovë janë të përgjegjshëm dhe kanë disa virtyte që në Evropë nuk ekzistojnë.

Reklama