Prej sot nis zbutja e temperaturave

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare vende-vende. Mëngjesi do të jetë me acar, ndërsa gjatë ditës zbutje graduale e acarit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pas një mëngjesi mjaft të ftohtë, gjatë ditës priten intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat do të fillojnë të ngriten gradualisht.

Të premten në Kosovë pritet përsëri shtim i vranësirave dhe reshje lokale bore e shqote. Në mbrëmje ngritje e temperaturave dhe reshje shiu. Reshjet e shiut mund të jenë mesatare deri intensive në disa rajone.

Në Shqipëri të premten më nxehtë pas një mëngjesi të ftohtë. Në mbrëmje ose natën reshje intensive shiu si dhe rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë.

Gjatë fundjavës ngritje e temperaturave, por herë pas here priten reshje atmosferike kryesisht në formë të shiut. Në viset malore reshje bore./Meteoballkan

Reklama