Prej nesër shënohet Java e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit

Nën përkujdjesjen e kryetarit të Komunës, Smajl Latifi duke nisur nga nesër, më  5 maj e deri më 13 maj, do të shënohet Java e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit.

Për të shënuar këtë javë, në Rahovec do të organizohen manifestime përkujtimore, kulturore e edhe sportive.

Aktivitetet do të organizohen edhe në bashkëpunim me OVL e UÇK-së.

Manifestimi qendror i kësaj jave, sipas njoftimit të Komunës, mbahet më 12 maj.

Më poshtë gjeni agjendën e plotë të organizimeve.

Agjenda:

  • 5 maj 2019 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec ora 10:00.
  • 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12 maj– Zbulimi i pllakave përkujtimore në Komunën e Rahovecit.
  • 8 maj 2019– Mbjellja simbolike e drunjëve dekorativ
  • 8 maj 2019– Fillimi i lojërave popullore, ora 17:00
  • 9 maj 2019– Vazhdimi i lojërave popullore, ora 17:00
  • 10 maj– Finalja e lojërave popullore, ora 17:00
  • 11 Maj– Fillimi i festivalit “Anadrinia Jehon” në fshatin Dejnë
  • 11 maj– Tryezë shkencore në Sallën e Kuvendit në Rahovec –Roli dhe rëndësia e Festivalit Folklorik ‘’Anadrinia Jehon’’ në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare
  • 12 Maj– Nata e dytë e festivalit
  • 12 maj 2019– Akademia përkujtimore mbahet në Parkun e Qytetit në Rahovec, ora 17:00
  • 13 Maj– Nata finale dhe dhënia e shpërblimeve për fituesit e festivalit.
Reklama