Postimi skandaloz i ambasadës ruse – përdorë fotografitë e dëbimit të shqiptarëve më 1999 për ta promovuar veten

Ambasada e Rusisë në Afrikën e Jugut ka bërë një postim skandaloz në faqen e tyre në Twitter në datën e 24 marsit, datë kjo kur fillon shpëtimi i Kosovës nga regjimi i liderit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Në këtë përvjetor të 22-të, kur kujtohen bombardimet e NATO-së, në mbrojtje të Kosovës, ambasada ruse ka përdorur fotografit e shqiptarëve të Kosovës duke u dëbuar nga shtëpitë të tyre, për ta promovuar agjendën e saj.

Në këtë postim ata kanë shkruar se NATO solli vdekjen dhe shkatërrimin e Jugosllavisë dhe mori jetën e mijë njerëzve.

“Sot është 22 vjetori i ditës kur NATO solli vdekjen dhe shkatërrimin e Jugosllavisë duke sulmuar një shtet sovran ku shpërfilli në total ligjin ndërkombëtar. “Ndërhyrja humanitare” 78 ditore e NATO-së mori jetën e 2000 njerëzve të pafajsh, shndërroi mijëra të tjerë në refugjatë”, thuhet në postimin e ambasadës.

 

Në 24 marsin e vitit 1999 kishin filluar, Aleanca Veriatlantike në luftën e Kosovës ka mundësuar që të dëbohen forcat serbe nga Kosova.

Pas dëbimit të tyre, në trojet e veta janë kthyer gati një milion refugjatë shqiptarë dhe është instaluar një administratë ndërkombëtare, e cila ka administruar vendin deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Reklama