Policia tregon identitetin e gruas për të cilën thuhet se është e rrezikshme

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi dhe pretendohet se një person i veshur me rroba të femrave dhe e grimuar po shëtit rrugëve të Malishevës, Suharekës, Prizrenit dhe disa qyteteve tjera. Këtë person në rrjetet sociale e quajtën si të rrëzikshëm, megjithatë sipas policisë e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal.

Sipas policisë personi në fjalë është një grua me inicialet Z.S rome/kosovare.

“Me datë 23/05/2019 rreth orës 19:25 ,Patrulla e S.P.Malishevë ka bërë identifikimin e personit te quajtur Z. S, femër / rome/ kosovare nga Podujeva dhe të njëjtën e ka shoqëruar në S.P-Malishevë.

E njëjta është pyetur rreth identitetit dhe nuk është përgjigjur në gjuhet zyrtare të shtetit të Kosovës, por ka komunikuar vetëm në gjuhën Gjermane”, ka njoftuar policia.

Policia ka treguar tutje se sipas verifikimeve në bazën e të dhēnave ēshtë kuptuar që e njëjta është riatdhesuar nga Belgjika në Kosovë në vitin 2011, dhe është trajtuar nga punëtoret e mirëqenies sociale në Podujevë, Prizren etj. Mirëpo, sipas policisë e njëjta nuk qëndron në qendrat që e akomodojnë punëtoret e mirëqenies sociale duke theksuar se ka qenë edhe në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj-Vranidoll.

“Lidhur me këtë çështje është kontaktuar S.Policor Podujevë , sipas tyre e njëjta ishte e njohur për ta por nuk ishte person në kërkim policor. Pas verifikimit të identitetit dhe meqenëse e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal është lënë e lirë”, thuhet tutje në prononcimin e policisë për rtv21.tv.

Megjithatë sipas policisë fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale janë bërë nga nxënësit më qëllim humori dhe tallje. “Me date 28.05.2019 përderisa e njëjta ka qenë duke qëndruar në stacionin e autobusëve në Malishevë ështē fotografuar nga disa të rinjë ( nxënës të shkollave të mesme) të cilët më pas këto fotografi me imazhin e saj i kanē postuar në rrjete sociale me qëllim humori dhe tallje duke shkruar ,,Runu ejjj Rrezik neper shtepia”, ka konfirmuar policia.

Reklama