Policia “shkatërron” grupin prej 7000 kosovarëve, komunikonin në Viber për t’u ikur radarëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë personat që qëndrojnë prapa grupit në Viber, përmes së cilit shoferët njoftojnë njëri-tjetrin për vendndodhjen e policisë.

Sipas policisë grupi përbëhej prej 7000 personave, ndërkaq për rastin janë ndaluar dy të dyshuar, nga të cilët janë konfiskuar dy telefona të mençur.

“Njësiti i hetimeve ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë, të cilët kanë krijuar një grup në Viber dhe në të ishin të anëtarësuar rreth 7000 persona të cilët kanë shpërnda njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë. Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Reklama