Policia në kërkim të gruas nga Lipjani që rrahu burrin e saj

Policia në Lipjan është në kërkim të një gruaje e cila e kishte rrahur bashkëshortin e saj të dielën pasmesnate.

Sipas policisë, ajo pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“E dyshuara nuk është takuar ende nga ana e policisë dhe është në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Reklama