Policia ndërpret shtatë dasma në 24-orët e fundit

Ahengjet familjare nuk kanë të ndalur, me gjithë vendimin e Qeverisë që ato nuk bën të organizohen për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se ka ndërprerë shtatë ahengje në vende të ndryshme.

Sipas Policisë, ahengjet janë ndërprerë dhe organizatorët pas intervistimit, me urdhër të prokurorëve, janë lënë në procedurë të rregullt .

Më së shumti ahengje janë shënuar në rajonin e Pejës, katër, pastaj dy në rajonin e Prizrenit dhe një në atë të Gjakovës.

Reklama