Policia me aksion në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut kundër kontrabandës

Policia e Kosovës ka nisur një operacion në disa lokacione në vend kundër kontrabandës me mallra.
Siç njoftohet aksioni po zhvillohet në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.
“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në kumtesë.
“Në këtë operacion policor i cili është ende duke vazhduar janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat janë në mbështetje dhe përkrahje të këtij operacioni policor”.
“Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale policore dhe të Doganës së Kosovës, deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale”.
Reklama