Policia konfirmon arrestimin e 23 personave në rastin për marrje të ryshfetit me patentë shofer

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion nën dyshimin  e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë”, thuhet në kumtesën e policisë, transmeton Klan Kosova.

“Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €)”.

Në aksionin e sotëm janë arrestuar këta 23 persona.

 

  • K.                   viti i lindjes  1968            f.k.sh.
  • L.                  viti i lindjes  1966           m.k.sh.
  • L.                   viti i lindjes  1993           m.k.sh.
  • A.                  viti i lindjes  1988           m.k.sh.
  • B.                   viti i lindjes  1994           m.k.sh.
  • Sh.                 viti i lindjes  1977           m.k.sh.
  • A.                 viti i lindjes  1983           f.k.sh.
  • F.                   viti i lindjes  1989           f.k.sh.
  • M.                 viti i lindjes  1970           m.k.sh.
  • R.                  viti i lindjes  1957           m.k.sh.
  • B.                  viti i lindjes  1962          m.k.sh.
  • E.                   viti i lindjes  1962          m.k.sh.
  • M.                viti i lindjes  1973           f.k.sh.
  • B.                  viti i lindjes  1967          m.k.sh.
  • Z.                 viti i lindjes  1959          m.k.sh.
  • Zh.                viti i lindjes  1960          m.k.s.
  • J.                    viti i lindjes  1984          m.k.sh.
  • K.                 viti i lindjes  1956          m.k.sh.
  • B.                  viti i lindjes  1961          f.k.s.
  • J.                   viti i lindjes  1966          m.k.sh.
  • S.                 viti i lindjes  1981          m.k.s.
  • T.                  viti i lindjes  1963          m.k.sh.
  • T.                  viti i lindjes  1995          m.k.sh.

 

“Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i  një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle)”.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

 

Reklama