Policia jep informacione të reja rreth aksidentit fatal në Fortesë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e RahoPress për aksidentin fatal që ndodhi sonte në rrugën Rahovec-Xërcë, në fshatin Fortesë, ku mbeti një i vdekur dhe një i lënduar.

Lidhur me rrethanat e aksidentit, ka folur zyrtari nga Policia e Gjakovës, Albin Sahatqija, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është i lënduar si pasojë e aksidentit. Shkaktarët e këtij aksidenti besohet se vetura në të cilën ka vdekur pasagjeri dhe është lënduar shoferi, ka qenë duke u shkyçur nga rruga duke bërë kthesë majtas, është goditur nga një veturë tjetër e cila ka qenë duke ardhur në kahun e kundërt të rrugës”, ka thënë Sahatqija për KlanKosovën.

I lënduari, ka thënë ai, është dërguar për trajtim në QKUK.

RahoPress ka publikuar pamje nga aksidenti fatal në fshatin Fortesë.

Reklama