Policia jep detaje për aksidentin fatal në Rahovec

Pak më parë në fshatin Bërnjak të Komunës së Rahovecit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku e ku kanë mbetur të vdekur dy persona si dhe katër të tjetër janë lënduar.

LEXO EDHE: E rëndë, shkon në 3 numri i të vdekurve nga aksidenti në rrugën Fortesë-Rahovec

Lajmin e ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga Policia e Kosovës.

“Me datë 26.07.2019 në ora 16:30, stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Bernjak të komunës së Rahovecit. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjeksorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes dyshohet se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt. Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër”, ka thene ajo.

Reklama