Policia hungareze gjen drogë në thesin me speca në autobusin nga Kosova – Video

Policia në Hungari në një autobus të Kosovës ka gjetur drogë në një thes me speca.

Në një video të publikuar nga policia hungareze, shihet policia duke nxjerrë një thes me speca nga bagazhi i autobusit, brenda të cilit gjendet drogë.

Pas kontrollit të thesit të parë policia nxjerr nga bagazhi i autobusit edhe dy thasë të tjerë.

Në njoftimin e policisë thuhet se brenda thasëve me speca janë gjetur rreth 23 kilogram me drogë.

Reklama