Policia e Kosovës bëhet me 20 vetura të reja

Donacioni i shtetit të Gjermanisë i dedikohen kryesisht policisë kufitare.

Drejtori i Përgjithshme i Policisë Samedin Mehmeti, tha se këto vetura do të shfrytëzohen kryesisht nga policia kufitare në luftën kundër trafikut të armëve.

“Ky është kontingjenti i dytë që kanë ardhë në ndihmë nga qeveria gjermane dhe këto do të përdoren për luftën e trafikut të armëve dhe dedikohen për policinë kufitare, dhe falënderoj qeverinë gjermane për këtë ndihmë”.

Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës Jorn Rohde shpreson qe me këtë donacion do të ngriten kapacitetet për policinë kufitare.

“Së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, për herën e dytë bëjmë shpërndarjen prej e 20 veturave të modelit Dacia, bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona dëshmon faktin e këtij donacioni. Mendojmë që me këtë donacionin e dytë do të ngritën kapacitetet për policinë kufitare”.

Reklama