Policia aksion në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë, bastiset edhe Ministria e Mjedisit

Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar sot në tri lokacione të Kosovës.

Policia po zhvillon një operacion në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Sipas informacioneve të deritanishme aksionet janë vazhdim i aksionit të kryer ditë më parë lidhur me ndërtimet që janë kryer në Brezovicë.

Përpos kësaj, bastisje nga Policia e Kosovës janë duke u kryer edhe tek Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë ai.

Reklama