Po vazhdon projekti për restaurimin e krojeve, drejtoresha Kleçka inspekton punimet

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bjondina Kleçka, ka njoftuar se projekti I punimeve për restaurim të krojeve janë duke u zhvilluar në bazë të planit dinamik

“Janë duke vazhduar punimet në Nashpall, Zaqisht, dhe në lagjen e epërme, ndërsa për inspektim të punimeve në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga organi mbikëqyrës”, ka shkruar Kleçka.

Sipas saj, punimet janë duke u përfunduar me mjeshtëri, gjë e cila, thotë Kleçka, përpos që ndikon për një pamje e ambient më relaksues, poashtu edhe rivitalizon krojet që sjellin ujë të freskët për qytetarët.

 

Reklama