Po rregullohen rrugët fushore-vreshtare në Rahovec, investim i Ministrisë së Bujqësisë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka bërë të ditur se është duke vazhduar rregullimi i rrugëve fushore-vreshtare.

Sipas njoftimit të Drejtorisë, Ministria e Bujqësisë është duke investuar në rregullimin e infrastrukturës bujqësore në territorin e komunës së Rahovecit.

“Nënkryetari i komunës z. Fatmir Iska bashkë me drejtorin e Bujqësisë z. Berat Duraku dhe bashkëpunëtor, inspektuan punimet. Poashtu kemi dërguar kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë që të vazhdohen punimet, ku shpresojmë që të hasim në mirëkuptim dhe të merret parasysh kërkesa e dërguar nga ana jonë”, thuhet në njoftim. /RahoPress/

Reklama