Po rinovohet stacioni i autobusëve në Rahovec, Latifi: Po investojmë mbi 137 mijë euro

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit, Artan Asllani, kanë vizituar stacionin e autobusëve në Rahovec, i cili po rinovohet.

Latifi ka thënë se projekti është bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe kap vlerën 137 mijë e 6313 euro.

Njoftimi i plotë:

Sonte, bashkë me drejtorin e Ekonomisë, Zhvillmit dhe Turizmit, Artan Asllani, vizituam punimet që po zhvillohen në kuadër të projektit: “Renovimi i stacionit të autobusëve” në Rahovec, i cili është bashkëfinancim i Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe kap vlerën: 137,613.02 euro.

Aktualisht është duke u punuar në fazën e parë që përfshin: rregullimin e të gjitha nyjeve sanitare brenda stacionit të autobusëve, fasadimi i brendshëm i objektit, rregullimi i çatisë, gjelbërim, asfaltimi dhe ndriçimi i hapësirës së jashtme të stacionit të autobusëve.

Reklama