Po mbahet Agrofesta, program shumë i pasur sivjet

Sot është duke u mbajtur edicioni i gjashtë i festivalit tradicional të perimekulturës në Krushë të Madhe, Agrofesta.

Agrofesta tash e disa vjet mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perime kulturave dhe produkteve te tyre.

Në këtë edicion, Agrofesta ka pasur program jashtëzakonisht të pasur, të shoqëruar me muzikë të përzgjedhur dhe detaje të tjera që do të sjellin një përjetim unik për pjesëmarrësit.

Hapja solemne e Agrofest 2019 u bë në orën 11:15 dhe do të vazhdojë deri pas mesnate me muzikës të përzgjedhur ku do të këndojnë MC Kresha dhe Lyrical Son, ndërsa do të ketë edhe DJ.