Pluhuri saharian arrin edhe në Kosovë

Nëse i i keni shikuar makinat mbrëmë keni vërejtur sasi të mëdha pluhuri të cilat kanë arritur dhe vazhdojnë të vijnë nga shkretëtirat e Afrikës Veriore, për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga atje në drejtim të territoreve tona.

Përpos temperaturave të larta së bashku me vranësirat mbrëmë dhe sot kemi koncentrim shumë të madh të pluhurit të Shkretëtirës së Saharasë në rajonin tonë dhe kjo mund të vërehet më së miri në vetura.

Edhe sot gjatë ditës pritet të kemi grimca nga Saharaja dhe erëra vende-vende të forta nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa nga e hëna atmosfera mbi ne do të fillojë të pastrohet nga pluhuri saharian për arsye se do të kemi rrymime ajrore nga veriperëndimi. /Meteoballkan

Reklama