Plagosje me armë në Prizren, arrestohet një person

Një person është plagosur me armë zjarri në Prizren, të hënën në ora 14:30.

Policia i ka thënë KOHËS se për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion, në rrugën “Xhemil Fluku” dy persona janë përleshur, derisa njëri ka shtënë me armë zjarri tek tjetri në këmbë.

“Në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes. Policia është duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin policor.

Reklama