Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me inicialet V.H.

Rastin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Policia në Prizren në ora 8 e 50 minuta ka marrë informacion se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se V.H, viti i lindjes 1982 siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë “.

Gashi tha se ende nuk dihet për rrethanat e ngjarjes, por se po punohet për ta kapur të dyshuarin.

Pamjet nga televizioni RTV Besa.

Reklama