Petrit Çarkaxhiu publikon “Natë e Gatë” me tekst të Fahredin Shehut

Vokalisti i rock grupit të njohur Jericho, Petrit Çarkaxhiu e ka lansuar këngën e re, “Natë e Gatë”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Me tekst të shkrimtarit nga Rahoveci, Fahredin Shehu, videoklipin e sjell nga Stambolli, ku po qëndron aktualisht.

“Natë e gatë” vjen në bashkëpunim me muzikantë turq.