Peshkatarët nga Krusha kapin me dorë peshkun 5 kilogramë e gjysmë – Video

Një grup pasionantësh të peshkimit me dorë nga Krusha e Madhe, kanë nxënë një peshk goxha të madh në ujërat e Drinit të Bardhë.

Ata kanë publikuar video në faqen e tyre në Facebook, kur kanë zënë një peshk prej 5 kilogramëve e gjysmë.

Në njërën prej videove shihet se si njëri prej anëtarëve të grupit, mezi nxjerr peshkun në breg nga uji.

“Mos u ngut, mos u ngut. Çfarë peshki i madh, veç në Oqean Atlantik…”, dëgjohet derisa thotë një peshkatar tjetër me një dozë humori.

Më poshtë shihni videot  e momentit të kapjesë së peshkut.

Reklama